Traileri i filmit të ri amerikan “Breaking”

Aktori John Boyega u kthye në ekranin e madh me rol në filmin e ri amerikan, të titulluar “Breaking”.

Ai paraqitet me rolin e një ish veterani të trupave të marinës amerikane i cili ka telashe financiare. Ky person quhet Brian Brown-Easley.

Filmi bazohet në ngjarje të vërtetë.

Brian i mohohet e drejta për përkrahje financiare nga Veteran Affairs, kështu që i dëshpëruar merr këtë çështje në duart e tij. Ai mban peng të punësuarit në një bankë për të  tërhequr vëmendjen e mediave dhe çdo kujt.

Ky film është një lloj treguesi se çfarë ndodh në shoqëri atje pas perdeve të administratës.

Regjinë e filmit “Breaking” e ka bërë Abi Damaris Corbin, i cili po ashtu paraqitet me rol në të.

Filmi “Breaking” do të shfaqet në kinema nga data 26 gusht 2022./21Media

Lajmet Traileri i filmit të ri amerikan “Breaking” >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!