Hoxhaj falënderon Kuvendin shqiptar që miratoi Rezolutë kundër Dick Martyt

Sonte në orët e vona Kuvendi i Shqipërisë miratoi një rezolutë të rëndësishëm.

Parlamenti shqiptar miratoi sot me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën. Një reagim të shpejtë e ka bërë edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i PDK-së, i cili ka thënë se sot u miratua Rezoluta mbi fabrikën e gënjeshtra të prentendimeve të Martyt.

“Kuvendi i Shqipërisë sapo miratoi Rezolutë mbi fabrikën e gënjeshtrave të pretendimeve të Dick Martyt për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së”, ka shkruar ai.

Sipas Hoxhajt, tani do t’i kërkohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të bëjë një rishikim të rezolutës që është votuar më parë dhe të rivlerësojë pretendimet e pabazuara të Martyt.

“Falënderoj veçanërisht Kryeministrin Edi Rama, të gjithë forcat politike dhe të gjithë deputetët në Kuvendin e Shqipërisë, që me 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim i dhanë mbështetjen kësaj rezolute”, ka shkruar

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!