Liz Truss në rrugë për t’u bërë kryeministrja e ardhshme e Britanisë

Sondazhi i anëtarëve konservatorë tregon se kandidatja Liz Truss , është dukshëm përpara ndaj rivalit të saj, Rishi Sunak, në garën për t’u bërë kryeministre e Britanisë së Madhe.

Sipas sondazhit, Truss prin me 62 përqind përkrahje nga anëtarët e partisë, ndërsa Sunak me 38.

Kandidatët do të marrin pjesë në 12 debate në të gjithë vendin, para se të shpallet rezultati më 5 shtator, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Taksat dhe shpenzimet janë bërë fusha kryesore e betejës në garën e vështirë, me Sunak që këmbëngul se ulja e menjëhershme e taksave, siç ka premtuar Truss, do të rrezikonte përkeqësimin e krizës së kostos së jetesës.

 

Lajmet Liz Truss në rrugë për t’u bërë kryeministrja e ardhshme e Britanisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!