Ukraina e Rusia pajtohen për grurin, s’ka duarshtrëngim (VIDEO)

Gruri i bllokuar në portet ukrainase, do të shpërndahet në destinacionet për ku u planifikua.

Për këtë ranë në ujdi Kievi e Moska, të premten, me ndërmjetësim të Turqisë dhe OKB-së.

Marrëveshja për këtë u nënshkrua fillimisht nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Më pas, firmën e vuri edhe shefi ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov.

Për paktin e arritur ata shtrënguan dorën me ministrin turk të mbrojtës, por jo me njëri- tjetrin.

Ky pajtim e gëzoi shefin e OKB-së.

“Do të sjellë lehtësim për vendet në zhvillim në prag të falimentimit dhe për njerëzit më të rrezikuar në prag të urisë.  do të ndihmojë në stabilizimin e çmimeve globale të ushqimeve të cilat  tashmë janë  në nivele rekord”  deklaroi Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Lajmi po ashtu u mirëprit nga Amerika, që tha se do ta mbajë përgjegjëse Rusinë për akordin.

I lehtësuar u shfaq edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan,

“Jemi krenarë që jemi të përfshirë në këtë iniciativë, e cila do të ketë rol të madh në zgjidhjen e krizës globale, që ka qenë në agjendë për kohë të gjatë”.

Marrëveshja thotë se gruri nuk do të bartet me anije ruse dhe se këto nuk do të jenë në portet ukrainase. Përfaqësuesi i Kievit paralajmëroi Moskën që në rast se provokon gjatë transportit, do të marrë përgjigje ushtarake.

 

 

 

Lajmet Ukraina e Rusia pajtohen për grurin, s’ka duarshtrëngim (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!