Dy amerikanë u vranë në rajonin e Donbas të Ukrainës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se dy shtetas amerikanë kanë vdekur në rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Në një deklaratë për CNN të shtunën, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk dha asnjë detaj në lidhje me individët apo rrethanat e vdekjes së tyre, por tha se ata “janë në kontakt me familjet dhe që ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme konsullore”.

“Në respekt për familjet në këtë kohë të vështirë, nuk kemi asgjë për të shtuar”, tha zëdhënësi, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit vuri në dukje se “në përgjithësi, qeveria amerikane komunikon me Komitetin Ndërkombëtar të Agjencisë Qendrore të Gjurmimit të Kryqit të Kuq për personat e zhdukur”.

“Megjithatë, ne nuk flasim publikisht për raste të veçanta”, thanë ata, duke shtuar se “nuk kanë detaje të tjera për të ndarë në këtë moment”.

Lajmet Dy amerikanë u vranë në rajonin e Donbas të Ukrainës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!