Ky është shteti me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë

Ende shumë azil kërkues janë në kërkim të një jete më të mirë.

Qiproja ka regjistruar raportin më të lartë të azilkërkuesve për herë të parë në shtetet anëtare të BE-së gjatë vitit 2021, me 1,480 aplikime të paraqitura për 100,000 banorë.

Është ky rezultati i bërë publik nga Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat. Vendi i dytë me numrin më të madh të azilkërkuesve ishte Austria me 411 aplikime, shkruan Schengen Visa Info.

Më pas, renditet Sllovenia me 248 aplikime për 100,000 banorë, ndërsa vendet me normat më të ulëta midis shteteve anëtare ishin Sllovakia dhe Estonia, të dyja që regjistronin rreth 6 aplikime për 100,000 banorë, ndërsa Hungaria nuk regjistroi asnjë.

Në shtetet anëtare të BE-së, ka pasur 535,255 aplikime të regjistruara në vitin 2021, ekuivalente me 0.1 për qind të popullsisë së vendeve të unionit.

Numri më i madh i kërkesave për azil ka ardhur nga shtetasit sirianë (98,310), të ndjekur nga shtetasit afganë (83,510) dhe irakianë (25,965).

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!