Mbappe ka shënuar një gol të bukur nga këndi thuajse i pamundur

Kylian Mbappe mund të ketë shënuar golin më të mirë që do të shihni gjatë gjithë ndeshjeve para-sezonale gjatë fitores të Paris Saint-Germain ndaj Urawa Reds.

Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen miqësore ndaj japonezëve të Urawa Reds me rezultat bindës 3-0.

Golat për parisienët u shënuan nga Pablo Sarabia (16’), Kylian Mbappe (35’) dhe Arnaud Kalimuendo (76’).

Megjithatë, goli i dytë i shënuar nga ylli francez, Mbappe, ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen dhe ka bërë mediat të shkruajnë për të.

Mbappe dyfishoi epërsinë e PSG-së me një gol të mrekullueshëm pranë shtyllës që e la portierin Shusaku Nishikawa të rrënjosur në vend.

Megjithatë, përveç golit nga një kënd thuajse i vdekur, edhe aksioni ishte i bukur, ku Mbappe bashkëpunoi me Juan Bernat. /Rahoveci info/

Lajmet Mbappe ka shënuar një gol të bukur nga këndi thuajse i pamundur >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!