Ministrja Haxhiu flet për abstenimin e Konjufcës për Byronë për pasurinë e pajustifikueshme

Haxhiu komenton abstenimin e Konjufcës për Byronë për pasurinë e pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur edhe për çështjen e Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu ka thënë se janë zotuar që të gjitha rekomandimet te Komisionit të Venecias do t’i përfshijnë në projektligj përmes amandamentimeve.

“Me lejoni t’iu njoftoj qe ne kemi mirëpritur miratimin nga Kuvendi për projektligjin për Byronë. Jemi zotuar që bashkë me Komisionin që secili nga rekomandimet e Komisionit të Venecias do të inkuadrohet përmes amandamentimit”, ka thënë Haxhiu, raporton Express.

Në konferencë ministrja e Drejtësisë ka folur edhe për abstenimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, sa i përket Byrosë. Haxhiu ka thënë se Konjufca është sqaruar për pozicionin e tij abstenues dhe se të njëjtin do ta mbajë deri në momentin që në Komisionin për Legjislacion të përfshihen të gjitha rekomandimet e Venecias.

“Sa i përket votës abstenuese të Kryetarit të Kuvendit, ai e ka sqaruar pozicionin e tij në Kuvendin e Republikës, e mirëpresim pozicionin e tij sepse ai ka qenë autoritetin siç jeni në dijeni, ai e ka dërguar si kryetar Kuvendi projektligjin për Byronë në Komisionin e Venecias, Prandaj ai ka sqaruar se derisa komisioni për legjislacion t’i përfshijë rekomandimet e Komisionit të Venecias do ta mbajë atë qëndrim. Ai nuk është kundër Projektligjit për Byronë”, ka thënë Haxhiu.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!