ShBA: Dy fëmijë preken nga lija e majmunit

Dy fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë diagnostifikuar me linë e majmunit.

Mjekët thanë se fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtoheshin.

Zyrtarët thanë se burimi i rasteve ishte duke u hetuar dhe se ka të ngjarë të ishte transmetim familjar.

Lija e majmunëve është endemike në pjesë të Afrikës. Këtë vit, më shumë se 15,000 raste janë raportuar në vende të tjera.

Në ShBA dhe Evropë, shumica e infeksioneve janë zbuluar tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Në Evropë, ka pasur të paktën gjashtë raste të lisë mes të miturve, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet ShBA: Dy fëmijë preken nga lija e majmunit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!