Vëllai ia dëmton shtëpinë mërgimtarit nga Zvicra, kapet nga kamerat duke ia thyer dritaret

Mërgimtarit nga Zvicra ia dëmton shtëpinë vëllai, kapet nga kamerat duke ia thyer dritaret.

Një 58-vjeçar nga Suhareka është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se ka kryer veprën penale “dëmtim prone”.

Sipas Sinjalit, i dyshuari e ka dëmtuar shtëpinë e vëllait të tij, në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Shtëpinë që mërgimtari nga Zvicra ia la për t’u kujdesur vëllait, ai po dyshohet se e dëmtoi, për çka përfundoi në ndalim policor.

Posa rasti është raportuar në Polici, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, më ç’rast kanë mbledhur prova që dëshmojnë se i njëjti ka dëmtuar shtëpinë e viktimës.

Në bazë të kësaj, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!