Borxhet në KRU “Prishtina”, nga nesër nis shkyçjen e kategorive të bizneseve

Bizneset që kanë borxhe në ujësjellësin Prishtina do të shkyçen nga rrjeti.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, duke filluar nga data 25 korrik, do të fillojë shkyçjen nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit për bizneset që nuk kanë paguar faturat e ujit.

Sipas KRU “Prishtina”, borxhi total i sektorit të bizneseve të vogla e të mëdha është mbi 7 milionë euro ( mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha).

“Masa e shkyçjes dhe më vonë ri-kyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve. Në rast të ndonjë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit / pas aplikimit të shkyçjes, KRU “Prishtina ” do të iniciojë kallëzime penale për secilin konsumatorë të kategorisë së bizneseve në rast se ndërmarrin veprime të tilla të paligjshme. Po ashtu, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës – Kodi Nr.06 / L-074, Neni. 314 konsiderohen vepra penale çfarëdo manipulimi apo vjedhje që përfshihet edhe shërbimi me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!