Për një muaj çmimet e naftës u zbritën për 26 cent, të benzinës për 40 cent

Muajt e fundit është ngritur çmimi i derivateve.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se me masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët tanë.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, Qeveria Kurti ka prioritet mbrojtjen e konsumatorit dhe mbështetjen e bizneseve vendore përmes rregullimit të tregut tonë.

MINT thotë se për një muaj pasi morën pasa, çmimet e naftës u zbritën për 26 cent, të benzinës për 40 cent, kurse gazit për 13 cent.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!