Presidenti Begaj përmend Kosovën dhe aspiratën për bashkim kombëtar

Bajram Begaj është presidenti i ri Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasi e mori detyrën nga Ilir Meta e përmendi Kosovën, por edhe aspiratën për bashkimin kombëtar.

Kosovën e përmendi në kontekstin e integrimeve euroatlantike.
“Do të jem shërbëtor i popullit tonë, mbështetës i palëkundur i integrimeve euroatlantike të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit Zi dhe Luginës Preshevës e kudo që ata punojnë.

Ai po ashtu përmendi edhe aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim.

“Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkim kombëtar”, ka thënë Begaj.

Përmbajtja e fjalimit të tij ishte edhe për luftën në Ukrainë, ku Begaj tha se Shqipëria është rreshtuar kah aleatet perëndimorë.

Gjatë fjalimit gjithashtu është përmendur edhe shteti i së drejtës dhe puna për të pasur një demokraci më të avancuar që iu shërben gjithë qytetarëve.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!