Të burgosurit me probleme të shëndetit mendor, kanë mbetur pa hapësira trajtimi

Shumë të burgosur vuajnë nga shëndeti mendor.

Mbikqyren 24 orë në 7 ditë. Personat e privuar nga liria që kanë probleme të shëndetit mendor këtu në Institutin e Psikiatrisë Forenzike marrin trajtimin e nevojshëm.

Ajo çfarë mungon në këtë institucion mjekësor, është hapësira.

Aktualisht ekziston një listë e pritjes prej 12 personave e po ashtu në baza ditore sillen raste me vendim të gjykatave.

Kjo po konsiderohet si e papërballueshme për këtë institucion.Me vetëm 12 shtretër në dispozicion, Haxhibeqiri thotë se e kanë të pamundur të përmbushin të gjitha kërkesat.

Jo vetëm në Institut, probleme në trajtim të këtyre rasteve thonë se kanë edhe në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Zyrtarët korrektues detyrohen të qëndrojnë bashkë me pacientët në veturë derisa t’u bëhet një zgjidhje e improvizuar.

Se këto raste janë shkelje të të drejtave të njeriut, e thonë edhe nga organizatat që mbikqyrin burgjet.

Televizioni ka kërkuar të marrë një qëndrim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbi këto ankesa, por nga ky institucion nuk u deklaruan.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!