Alarm i rremë për bombë në Prishtinë, tenorit Ramë Lahaj vazhdon koncertin

Prishtina u alarmua edhe për një bombë.

I rremë ka rezultuar alarmi për bombë në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, ku po mbahet koncerti i festivalit të tenorit Ramë Lahaj.

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti .

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, ka deklaruar ajo.

Raportohet se publiku është kthyer në sallën ku po mbahej koncerti i tenorit Ramë Lahaj, i ishte ndërprerë nga policia pas alarmit për bomë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!