Aleksandër Vuçiq paralajmëron dorëheqjen nga partia, kjo është arsyeja

Vuçiqi paralajmëron dorëheqjen nga partia: Koha për të tjerët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se “është e rëndësishme që ai të largohet nga udhëheqja e Partisë Progresive Serbe” (SNS).

Vuçiq tha se pavarësisht dobësive të saj, SNS-i është “organizata më e mirë politike” në Serbi.

“Pas një kohe duhet ta kuptosh se nuk je i përjetshëm dhe t’u japësh hapësirë të tjerëve”, tha Vuçiq të dielën.

Ai tha SNS-i, i udhëhequr prej tij, ka arritur të realizojë ndryshime kyçe në vend.

Lidhur me raportimet në media se ai është i pakënaqur me anëtarët e SNS-it, Vuçiq tha se “neveritet nga njerëzit që shkojnë dhe i përhapin këto thashetheme individuale tek gazetarët”.

“Këtë e bëjnë për t’u pëlqyer, që të mos sulmohen, por të sulmojnë dikë tjetër. Janë parti të tëra politike që merren vetëm me këtë”, tha Vuçiqi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!