Reciprociteti i Kosovës për dokumentet e udhëtimit, “shpërthejnë” mediat serbe

Reciprocitet për çështjen e dokumenteve të udhëtimit ka bërë bujë të madhe.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është plotësisht e gatshme për implementimin e vendimit të qeverisë së Kosovës që vendos reciprocitet për çështjen e dokumenteve të udhëtimit.

Kjo është bërë me anë të një komunikate për media të policisë së Kosovës, të cilët gjithashtu kanë treguar edhe mënyrat se si do të bëhet pajisja me dokumente të udhëtimit, shkruan Rahoveci.info.

Policia e Kosovës është shprehur e gatshme për pajisje të qytetarëve me dokumentin për hyrje/dalje në Kosovë sipas vendimit të qeverisë së Kosovës për kalimin kufitar me dokment të identifikimit personal.
Ky lajm ka bërë bujë të madhe në mediat serbe, të cilat nuk e kanë pritur aspak mirë.

Media të njohura në Serbi si “Blic.rs” e “B92” kanë raportuar lidhur me këtë çështje, duke “u habitur” me vendimin e qeverisë së Kosovës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!