Zjarri shkatërron parkun Kombëtar të Kalifornisë (VIDEO)

Bukuritë e Parkut Kombëtar të Kalifornisë u shkatërruan.

Flakët e mëdha që u përhapën me shpejtësi, të hënën, nuk arritën t’i lokalizojë as 2000 zjarrfikësit që u dërguan në këtë zonë.

Për pasojë, drunjtë e parkut Yosemite u bën shkrumb e hi, në zjarrin, që u konsiderua më i madhi i këtij viti.

Më shumë se 6000 banor të zonës u evakuuan me urgjencë.

Kësi largimi të shpejt me familje bëri edhe Amber Blalock, e cila la mbrapa kafshët e saj.

“Unë kam dy fëmijë, vajzën time, Sara, ajo është 11 vjeç. Djali im është tetë vjeç. Ne u munduam të merrnim me vete aq sa mundem. Por, një mace që i pëlqen të dalë jashtë dhe një qen nuk i gjetëm në ato momente. Poashtu u desh të hapnim portën për t’i lënë pulat tona të shpëtonin veten”

Si pasojë e motit të nxehtë, zjarret po vazhdojnë të djegin edhe pyjet në Evropë.

Së fundmi flakët në ishullin grek të Lesbos kanë djegur të paktën një shtëpi teksa është bërë edhe  evakuimi i  banorëve e turistëve nga zonat bregdetare. Dëme janë raportuar edhe në Itali.

Lajmet Zjarri shkatërron parkun Kombëtar të Kalifornisë (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!