Japonia e ekzekuton me varje burrin që vrau shtatë persona para 14 vjetësh

Japonia e ka ekzekutuar me varje një burrë 39 vjeçar, i cili kishte kryer një vrasje masive në Tokyo në vitin 2008.

Personi i quajtur Tomohiro Kato, kishte hyrë me kamion në një turmë të këmbësorëve në zonën tregtare Akihabara, duke vrarë tre persona.

Më pas, kishte goditur kalimtarët me një thikë, duke lënë të vdekur katër persona.

Po ashtu u plagosën edhe tetë persona të tjerë, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv.

Kato ishte kapur nga policia në vendin e ngjarjes.

Në atë kohë 25 vjeçari në gjyq e kishte pranuar fajësinë mbi krimet duke thënë se ishte zemëruar nga bullizmi në internet.

Mediat japoneze raportuan të martën se Tomohiro Kato ishte varur në Qendrën e Paraburgimit në Tokio.

Ky është ekzekutimi i parë në vend këtë vit.

Dhjetorin e kaluar, Japonia vari tre persona.

Ndërkaq janë edhe 100 të burgosur që janë të dënuar me vdekje, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Japonia e ekzekuton me varje burrin që vrau shtatë persona para 14 vjetësh >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!