Sot varroset Ramadan Kasapi që vdiq dje në aksidentin e komunikacionit në rrugën Rahovec-Xërxë

Sot do të bëhet varrimi i Ramadan Kasapit, të ndjerit nga Rahoveci që gjeti vdekjen dje në aksidentin e rëndë që ndodhi rrugën Rahovec-Xërxë.

Deputeti dhe nipi i Kasapit, Visar Korenica ka njoftuar se varrimi do të bëhet me ikindi, në ora 16:44 në varrezat e qytetit të Rahovecit.

“Të dashur miq e familjarë, varrimi i të dashurit tonë haxhi Ramadanit do të bëhet sot me ikindi në ora 16:44 në varrezat e qytetit. E pamja është e hapur vetëm sot tek shtëpia e të ndjerit përballë Xhamisë së Kadirëve në Rahovec. Ju falënderoj të gjithëve për ngushëllimet, që na e lehtësuat dhimbjen dhe pikëllimin tonë”, ka shkruar ai.

Lajmet Sot varroset Ramadan Kasapi që vdiq dje në aksidentin e komunikacionit në rrugën Rahovec-Xërxë >> Portal lajmesh nga Gjakova dhe Rahoveci.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!