12 vjeçarja vdes në aksident pasi njerku ia dha veturën e vet u ul në karrigen e pasagjerit

Një 12-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti pasi njerku i saj ia dha asaj ta drejtonte veturën e vetë ul në karrigen e pasagjerit.

Josseline Molina-Rivas vdiq pas aksidentin në shtetin amerikan të Maryland të dielën (24 korrik).

Sipas policisë, ajo po drejtonte makinën në Broken Land Parkway në Columbia, Maryland, kur rreth orës 02:00, ajo doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Njerku i saj 36-vjeçar ishte pasagjer dhe u raportua se ishte plagosur rëndë në aksident.

Nëna e vajzës së re, Gracia Rivas, ka kujtuar momentin kur policia është paraqitur për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur.

“Isha në gjumë. Nuk e ndjeva vajzën time dhe kur u zgjova, u tremba. Nuk munda të gjeja çelësat e makinës. Nuk e dija se ku ishte Josseline”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

Ajo shtoi: “Unë nuk di asgjë, nuk e di as ku po shkonin. Kur shkova për të fjetur, shkova të flija me të në krah. Prandaj u zgjova sepse vajza ime nuk ishte pranë meje”.

Molina-Rivas u shpall e vdekur në vendngjarje dhe njerku i saj u transportua në spital. Ai mbeti në gjendje të rëndë që nga e hëna e 25 korrikut.

Nuk dihet pse fëmija po drejtonte automjetin ose pse dyshja ishin në makinë pas orës 2 të mëngjesit.

Josseline Molina-Rivas, 12, was killed when she veered off the road and collided with a tree

Lajmet 12 vjeçarja vdes në aksident pasi njerku ia dha veturën e vet u ul në karrigen e pasagjerit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!