Interi gjen zëvendësim nëse e shet Dumfries

Nëse Interi do ta shesë Denzel Dumfries në Chelsea ata planifiko.jnë që ta zëvendësojnë atë me lojtarin e Italisë U-21 dhe Udineses, Destiny Udogie.

Zikaltërit kane nevojë që ta shesin së paku një emër të madh këtë verë për t’i barazuar librat financiar dhe nëse PSG nuk paguan 70 milionë euro për Milan Skriniar, atëherë më shumë gjasë do të jetë Dumfries që do të jetë njëri prej lojtarëve që do të sakrifikohen.

Chelsea do të prinë në këtë garë për mbrojtësin dhe mesfushorin e djathtë që kushton 40 milionë euro, i cili ju është sugjeruar atyre si një alternativë për Jules Kounde të Sevillas, pavarësisht se ata luajnë role shumë të ndryshme në mbrojtje.

Pas luftës së pështirë, Barcelona i ka siguruar shërbimet e Koundes për rreth 60 milionë euro si dhe bonuse.

Sipas La Gazzetta dello Sport, nëse Interi e shet Dumfries pas vetëm një sezoni, atëherë zëvendësues i tij do të jetë Udogie.

19 vjeçari është lindur dhe rritur në Itali nga prindër nigerian dhe deri me tani ka katgër paraqitje për Italinë U21.

Mbrojtësi anësorë i djathtë ka nënshkruar kontratë të re deri në qershor 2026 pasi që pati fillimisht një huazim nga Hellas Verona me mundësi blerje për 4 milionë euro plus bonuse.

Udogie ka impresionuar sezonin e kaluar duke shënuar pesë gola dhe bërë tre asiste në 35 paraqitje të tij në Serie A për Udinese./Rahoveci info/

Lajmet Interi gjen zëvendësim nëse e shet Dumfries >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!