Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes 236 milonë dollarëshe me ShBA-në

Kosova do ta nënshkruajë marrëveshjen 236 milionë dollarëshe me SHBA-në, Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e saj.

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, ndërkohë, po qëndrojnë në SHBA. Me ta është ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila do ta nënshkruajë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Kjo marrëveshje kondsiderohet si investimi më i madh ndonjëherë në fushën e energjisë.

Sipas Qeverisë, objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!