Sekretari Blinken: Kosova, partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se Kosova është një i mik i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai në takimin e sotëm që pati me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka theksuar se presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, u ka dërguar atyre përshëndetje.

“E mrekullueshme të ju kem të dyve këtu në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kosova është një partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç e dini ju të gjithë kemi një histori të gjatë dhe të fortë së bashku, mes dyja shteteve. Veçanërisht, me presidentin Biden ai u dërgon përshëndetje të ngrohta juve”,ka thënë Blinken.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!