Spahiu: Marrëveshja për Manastirin dhe Asociacionin sipas Kushtetueses duhet zbatuar, e kërkon edhe SHBA

Ish ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka qenë i ftuar në emisionin “Frontal” të t7, ku ka folur rreth takimit të djeshëm të Osmanit e Kurtit me sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken.

Ai tha se ky takim është një lajm shumë i mirë dhe shumë i rëndësishëm “që vjen në një moment të mirë”, pasi sipas tij, ishte krijuar një bindje që marrëdhëniet vendeve kanë ngecur.

Spahiu foli edhe për zbatimin e disa marrëveshjeve nga ana e Kosovës.

“Ishte çështja e dialogut, sekretari i shtetit përsëriti edhe një herë që njohja reciproke është në qendër të dialogut. SHBA-të e përkrahin këtë proces dhe duan që Kosova të luajë një rol konstruktiv. Nga ana tjetër është zbatimi i disa prej obligimeve që Kosova ka marrë në të kaluarën, që SHBA-të kërkojnë të zbatohen, përkatësisht për Asociacionin dhe natyrisht kemi vendimi i Kushtetueses dhe duhet të punojmë në atë drejtim”, deklaroi Spahiu në Frontal.

Ai tha se pas takimit me Blinkenin, këto marrëveshje duhet të zbatohen.

“Ta zëmë çëshjen e manastirit të Deçanit, është diçka që e ka vendosur Gjykata Kushtetuese dhe unë nuk shohë se si mund t’i ikim zbatimit të kësaj marrëveshje dhe pikërisht për këtë e kishte fjalën sekretari i Shtetit. Por edhe çështje tjera, përfshirë edhe asociacionin e komunave, që tashmë ka mbështetjen nga Gjykata jonë Kushtetuese që të jetë pa kompetenca ekzekutive por që duhet punuar në këtë drejtim”, tha Spahiu.

Ish ambasadori tha se “Serbia nuk ka zbatuar asnjë nga pikat e marrëveshjeve, siç po shihet nuk do ta zbatojë as këtë të fundit për energjetikën sepse po zvarriten punët”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!