Marrëveshja me MCC-në pritet të ratifikohet nesër në Kuvend

Marrëveshja e Kosovës me MCC-në pritet që nesër të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Ka qenë vet kryeministri Kurti i cili ka njoftuar se ratifikimi mund të ndodhë të enjten.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër prej orës 10:00 në seancë të re plenare dhe përkundër se tashmë rendi i ditës është përcaktuar, mund të ndryshohet me propozimin e deputetëve para se i njëjti të miratohet.

“Kjo marrëveshje do t’i prezantohet edhe Kuvendit nesër për ratifikim. Fatkeqësisht nuk do të jemi prezent kur edhe opozita do ta mbështesë këtë marrëveshje”, u shpreh Kurti.

Partitë opozitare gjatë ditës së sotme deklaruan për KosovaPress se do të mbështesin marrëveshjen me MCC që do të thotë se ratifikimi nuk do të vihet në diskutim.

Parlamenti ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve.

Në një ceremoni të organizuar nëambientet e Kongresin amerikan, ku morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice P. Albright dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nënshkruan marrëveshjen për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, prej të cilave 202 milionë dollarë sigurohen nga MCC dhe rreth 35 milionë dollarë nga Qeveria e Kosovës, kurse programi do të përqendrohet në projekte të energjisë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!