Revolucion i ri në futboll, shalli me çip që përcjell ndryshimin e emocioneve dhe rrahjeve të zemrës së tifozëve

Për sezonin e ardhshëm, Manchester City ka prezantuar një revolucion për tifozët e tyre pasi ka përgatitur një shall që do të ketë një çip të integruar dhe që do të masë rrahjet e zemrës dhe do të tregojë se si ndryshojnë emocionet e tifozëve gjatë ndeshjes.

Man City do të ketë mundësinë të zbulojë se si ndryshojnë emocionet e tifozëve gjatë një ndeshje. Këtë e ofron teknologjia moderne që do ta shohim për herë të parë në botën e futbollit dhe ajo do të jetë e integruar në një shall që do të ketë të integruar një sensor biometrik.

Në bashkëpunim me kompaninë Cisco, klubi nga Etihad do t’u dhurojë tifozëve që e dëshirojnë një shall me një çip të ngulitur në të. Ky sensor duhet të vendoset në pjesën e pasme të qafës në mënyrë që të funksionojë.

Çipi do të mbledhë sinjale gjatë gjithë ndeshjes dhe në bazë të këtyre të dhënave do të shihet se si reagon tifozi ndaj golave ​​të shënuar dhe të pësuar, rasteve të humbura dhe momenteve të papritura gjatë takimit.

Përveç kësaj, shalli do të masë rrahjet e zemrës dhe temperaturën e trupit. Shalli do të ofrojë gjithashtu të dhëna se si ndihen fansat në situata të ndryshme.

“Në punën tonë me Man Cityn gjatë viteve të fundit, ne kemi kërkuar vazhdimisht mënyra për të lidhur tifozët me sportin që ata duan, në një nivel tjetër. Shalli inteligjent është një projekt që do ta pilotojmë së bashku ndërsa kërkojmë të kuptojmë më mirë ngritjet dhe rëniet e tifozëve dhe se si loja ndikon tek ata, emocionalisht dhe fizikisht”, ka thënë Ashley Marusak, menaxherja globale e marketingut sportiv të Cisco-s.

Shalli nuk do të jetë ende i disponueshme për të gjithë fansat dhe do të shpërndahet për një numër të kufizuar fansash.

Kaq enë futbollisti i Man Cityt, Aymeric Laporte e mbështeti idenë dhe provoi një shall të tillë. /Rahoveci info/

Lajmet Revolucion i ri në futboll, shalli me çip që përcjell ndryshimin e emocioneve dhe rrahjeve të zemrës së tifozëve >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!