Shkencëtari James Lovelock vdes në ditëlindjen e tij të 103-të

James Lovelock, shkencëtari mjedisor që propozoi për herë të parë hipotezën Gaia, ka vdekur në ditëlindjen e tij të 103-të.

Kontributi i tij në shkencën mjedisore përfshin zhvillimin e një pajisjeje për të matur klorofluorokarbonet që shkatërrojnë ozonin në atmosferë dhe ndotësit në ajër, tokë dhe ujë.

Hipoteza Gaia, e propozuar për herë të parë në vitet 1970, e paraqiti vetë Tokën si një sistem kompleks, vetërregullues që krijonte dhe ruante kushtet për jetën në planet.

Teoria u formulua nga Lovelock dhe u bashkë-zhvillua nga mikrobiologu Lynn Margulis në vitet 1970, raporton DailyMail, përcjell Klankosova.tv.

Fillimisht u përbuz nga shkencëtarët, por tani po studiohet seriozisht nga shkencëtarët e Tokës dhe shkencëtarët në disiplina të tjera – duke vëzhguar se si evolucioni i jetës ka kontribuar në stabilitetin e temperaturës dhe kripësinë e oqeanit.

Teoria frymëzoi gjithashtu lëvizje të ndryshme politike dhe fetare – me shumë që e interpretojnë hipotezën si një pretendim se Toka në të vërtetë është e gjallë.

Lajmet Shkencëtari James Lovelock vdes në ditëlindjen e tij të 103-të >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!