Vllaznia e Shkodrës nuk ia del ndaj Universitatea Craiova

Vllaznia e Shkodrës është eliminuar nga Liga e Konferencës.

Pjesa e dytë ka qenë fatale për ekipin shqiptar, duke pësuar dy gola madje brenda 4 minutave.

Universitatea Craiova ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Vllaznisë, në takimin e kthimit.

Mateu në minutën e 58-të, Silva në atë të 62-tën dhe Gaman (80’), shënuan për fitoren e CS Universitatea Craiova.

Ballafaqimi i parë ka përfunduar me rezultat 1:1, kësisoj skuadra rumune me rezultat të përgjithshëm 4:1 kualifikohet në rrethin e tretë.

Vllaznia zhgënjeu me lojë dhe po ashtu edhe me rezultat, duke u përshëndetur me garën e re të UEFA-s./Rahoveci info/

Lajmet Vllaznia e Shkodrës nuk ia del ndaj Universitatea Craiova >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!