Bie nga kati i pestë, vdes një person në Pejë

Një person ka vdekur në Pejë, pasi që ka rënë nga një lartësi e madhe.

Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka ndodhur në orën 02:27 të mëngjesit.

Viktima dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.

“Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë. Jemi informu në ora 02:27 minuta dhe jemi përgjigjur menjëherë.

Personi është dërguar në Emergjencë e më pas në Prishtinë. Tutje çështja i ka kaluar prokurorisë”, kanë thënë nga Policia.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!