Rusia akuzon Ukrainën për vrasjen e dhjetëra të burgosurve ukrainas

Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për bombardimin e një burgu në një rajon separatist lindor që thuhet se u vranë dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës të cilët u kapën pas rënies së Mariupolit në duart e rusëve.

Rusia tha se Ukraina përdori raketat e njohura si “HIMARS” të furnizuara nga ShBA-ja në sulmin ndaj burgut në Olenivka, në rajonin e Donjeckut të kontrolluar nga Rusia.

Zyrtarët nga Rusia dhe autoritetet separatiste në Donetsk thanë se nga sulmi u vranë 53 të burgosur ukrainas dhe u plagosën 75.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov e përshkroi sulmin si një “provokim të përgjakshëm” që sipas tij synon të dekurajojë ushtarët ukrainas që të dorëzohen.

Ai tha se nga granatimet u plagosën edhe tetë roje të burgut, raporton Yahoo, transmeton Klankosova.tv.

Ushtria ukrainase mohoi çdo sulm me raketa në Olenivka, duke këmbëngulur se ajo nuk bombardonte zonat civile dhe godiste vetëm objektivat ushtarake ruse.

Ukraina akuzoi forcat ruse për granatimin e qëllimshëm të burgut në Olenivka me qëllim që të akuzonin Ukrainën për krime lufte.

“Këto pretendime ruse janë pjesë e një lufte informacioni për të akuzuar forcat e armatosura ukrainase për granatimet e infrastrukturës civile dhe popullsinë për të mbuluar veprimet e tyre të pabesë”, thuhet në deklaratën e Ukrainës.

Ndryshe, zyrtarët ukrainas thanë u se të paktën katër civilë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në qytetin lindor të Bakhmut në rajonin Donetsk, i cili është fokusi i ofensivës ruse në Donbas.

Ata njoftuan se më shumë se 30 objekte banimi dhe një kopsht fëmijësh janë dëmtuar.

Lajmet Rusia akuzon Ukrainën për vrasjen e dhjetëra të burgosurve ukrainas >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!