Vuçiq: Nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel, për aq kohë sa është Kurti në pozitë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke e shqetësuar atë.

“I lus fuqitë mbrojtëse që të na ndihmojnë dhe ta frenojnë dhe vetëdijesojnë Albin Kurtin”, ka thënë Vuçiq.

Sa i përket dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se nuk ka asgjë nga ai.

“Nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel, për aq kohë sa është Kurti në pozitë. Ai ka vendosur të mos zhvillojë asnjë dialog”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton KlanKosova.tv.

Lajmet Vuçiq: Nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel, për aq kohë sa është Kurti në pozitë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!