Ministria e Shëndetësisë del me katër këshilla si të mbroheni nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me katër këshilla për qytetarët se si të mbrohen nga Covid-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të testohen nëse kanë simptoma, të flasin me mjekun për trajtimin sapo të rezultojnë pozitiv dhe të bartin maskën mbrojtëse në mjedise publike të mbyllura, ku ka shumë njerëz.

Ndryshe, numri i rasteve me Covid-19 është rritur dukshëm gjatë muajit të fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Minitria e Shëndetësisë në vazhdimësi kanë apeluar te qytetarët që të vaksinohen dhe testohen.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!