Në çfarë derexhe jemi avitë, me u gëzu që pushteti i ri po i konfirmon raportet e mira me SHBA-të!

Në çfarë derexhe jemi avitë, me u gëzu që pushteti i ri po i konfirmon raportet e mira me SHBA-të!
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Ridvan BERISHA

Takimi Osmani e Kurti me Blinken, është shans serioz që Kosova të lëvizë në procesin e shtetforcimit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Mund të merremi me rekorde inatesh fisnore, e edhe të historisë së taktikave të dhunshme të partisë së Kurtit ndërsa ai ishte në opozitë, ka mjaft për çka të diskutohet mbi rrugëtimin e Kurtit e Osmanit në politikë.

Sot, është e rëndësishme që t’i arkivojmë për pak kohë historitë e pluralizmit të trazuar kosovar. Të mendojmë pa tension e në funksion të paqes për brezat e ardhshëm.

Secili takim i drejtuesve tanë shtetëror me krerët më të lartë të Washingtonit ka prodhuar rezultate për lirinë dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës, prodhoi rezultate historike në Rambuje, Vjenë etj, etj!

Nuk kanë faj miqtë tanë pse ne përbrenda këtu rropatemi e bllokojmë procese të rëndësishme për çështje puro karrikesh pushteti.

Shtëpia e Bardhë e Washingtoni ishte, është dhe mbetet shpresa e madhe që Kosova ta përfundoj rrumbullaksimin e shtetësisë në marrëdhëniet ndërkombetare.

Kush e shikon ndryshe, gabon rëndë, gabuan disa edhe në të kaluarën, uroj ta kenë marrë këtë leksion!

Lajmet Në çfarë derexhe jemi avitë, me u gëzu që pushteti i ri po i konfirmon raportet e mira me SHBA-të! >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Rahoveci INFO

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!