Ora e Adolf Hitlerit shitet për 1.1 milion dollarë

Një orë që thuhet se i përkiste liderit nazist Adolf Hitler është shitur për 1.1 milion dollarë në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ora Huber, e cila i është shitur një ofertuesi anonim, tregon simbolin nazist dhe ka inicialet AH të gdhendura në të.

Udhëheqësit hebrenj e dënuan ankandin përpara shitjes në Alexander Historical Auctions në Maryland, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, shtëpia e ankandeve – e cila ka shitur relikte naziste në të kaluarën – u tha mediave gjermane se qëllimi i saj ishte ruajtja e historisë.

Hitleri udhëhoqi Gjermaninë naziste midis 1933 dhe 1945, duke orkestruar vrasjen sistematike të rreth 11 milionë njerëzve – gjashtë milionë prej të cilëve u vranë sepse ishin hebrenj.

Katalogu i produkteve për orën thotë se ajo mund t’i ishte dhënë si dhuratë ditëlindjeje liderit fashist në vitin 1933, vitin kur ai u bë kancelar i Gjermanisë.

Një vlerësim nga shtëpia e ankandeve thotë se ora u mor si një suvenir kur rreth 30 ushtarë francezë sulmuan Berghof, vendstrehimi malor i Hitlerit në maj 1945.

Lajmet Ora e Adolf Hitlerit shitet për 1.1 milion dollarë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!