Sekretari Blinken, Kurtit e Osmanit: Na tregoni çka mund t’ju ndihmojmë më shumë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zbuluar fragmente të bisedës që e patën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Washington dhe për gatishmërinë e tij për të vazhduar ndihmën ndaj Kosovës.

Osmani tha se ajo dhe kryeministri Kurti u pyetën nga Blinken se çfarë mund të bëjë më tepër.

“Ne jemi pyetur nga Sekretari Blinken se si mund të ndihmojmë akoma më shumë dhe i kemi diskutuar disa nga mundësisë për të cilat do të vazhdojnë diskutimet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”, tha Osmani, e cila theksoi se forcimi i pozicionit ndërkombëtar të Kosovës bëhet bashkë me SHBA-në.

“U rikonfirmua se Kosova s’ka mik më të madh sesa SHBA dhe se synimi i saj për t’u bërë pjesë euroatlantike e ka mbështetjen e plotë të Administratës Biden, me të cilën kemi punuar shumë afër dhe do të vazhdojmë. Jam e bindur për sukseset e reja të dy vendeve tona”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!