Mediat serbe: Vuçiq ka shkuar në zyrat e Shtabit të Ushtrisë

Mediat në Serbikanë raportuar të dielën se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka shkuar në zyrat e Shtablt të Ushtrisë.

Madje këto media shkruajnë se “pritet reagimi i Serbisë”, siç propagandojnë ato “dhunës së Kosovës ndaj serbëve“.

Ato e kanë cituar presidentin e Serbisë, Aleskandër Vuçiq të ketë thënë se “nuk do të përseritet marsi i vitit 2004“.

Nëse dikush mendon se është e mundur të përsëritet 17 marsi i vitit 2004, ose se është e mundur të përsëritet diçka që u ka ndodhur njerëzve tanë në pjesë të tjera të territorit të ish-Jugosllavisë dhe kështu të përfundojë punën njëherë e përgjithmonë dhe se atje Nuk do të ketë serb, kjo nuk do të ndodhë. Gjithçka që duam është vetëm paqe”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Por ai sot kishte paralajmëruar për kaos eventual.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!