Policia e Kosovës: Ka pasur të shtëna ndaj policisë, por s’ka të plagosur, janë sulmuar disa qytetarë shqiptarë

Policia e Kosovës ka dalë edhe me një njoftim për situatën në Veri të Mitrovicës.

Policia ka konfirmuar se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë, ku disa prej tyre kanë qenë në drejtim të policisë, por se nuk ka persona të plagosur.

Policia thotë se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre.

Njoftimi:

Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!