Proklamimi i ligjshmёrisё dhe reformёs, si maskё e kapjes, autoritarizmit dhe autokracisë

Proklamimi i ligjshmёrisё dhe reformёs, si maskё e kapjes, autoritarizmit dhe autokracisë
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Para pak më shumë se 20 viteve, me marrëveshjen e Kumanovës nё qershorin e vitit 1999 de facto u nënshkrua kapitullimi dhe tërheqja e Serbisë nga Kosova. Me këtë, tash e 20 vjet u shkatërrua shtetësia e Serbisë në Kosovë e Kosova deri nё shpalljen e pavarёsisё mё 17. Shkurt 2008 u administrua nga UNMIK.

Shkruan: Blerim Canaj

Kur kryeministri i tanishëm mori udhëheqjen politike të vendit së bashku me presidenten, ministren e tanishme të jashtme dhe pjesёn tjetër tё udhëheqjes politike, trashëgoj shtetin e pavarësuar dhe me një fillim të vështirë por të mbarë në drejtim të konsolidimit, të njohur nga 116 vende të botës dhe të anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare.

E vështirësitë e këtij konsolidimi nuk i kishin krijuar vetëm faktorët e jashtëm sikur që ishte Serbia, Rusia dhe shtetet aleate të tyre të cilat me çdo kusht pengonin çdo rrugë të konsolidimit të pavarësisë, por ishte kjo periudha kur kryeministri i tanishëm, pas daljes nga burgu, po e konsolidonte partinë e tij, tё emëruar si një lëvizje, me një diskurs politik populist dhe krahas shteteve të lartpërmendura po refuzonte shtetësinë e Kosovës me të gjithë simbolikën e saj.

Përderisa shtetet e lartpërmendura jo mike në vazhdimësi po përdornin politikën e jashtme, përkatësisht forcën diplomatike për të penguar etablimin e shtetit të ri, duke u munduar që atë ta paraqiste si shtet të dështuar dhe kriminal, argumentet tё njëjta brenda Kosovës përdornin edhe eksponentёt e caktuar politik edhe partia – atëbotë – opozitare e kryeministrit të tanishëm, njejtë sikur edhe partneret e tij të tanishme, aktualisht njëra presidente e tjetra zëvendëskryeministre dhe ministre e jashtme.

Përderisa sulmet nga jashtë vazhdonin, kryeministri i tanishëm, sё bashku me të tjerёt të cilët karrierën e tyre politike e ndërtonin me linçime, vazhdonin nga brenda të sulmonin edhe mitin kryesor – sё bashku me figurat kryesore tё këtij miti – të formimit dhe ndërtimit të shtetit dhe vazhdonin tё krijonin dhe ndërtonin karrierën e tyre politike mbi bazën e urrejtjes, mashtrimeve, linçimeve, shpifjeve.

Nё një formë tё njëjtë vazhdonin ndërtimin e karrierave tё tyre politike edhe presidentja e tanishme Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.

Që të tre, ndoshta edhe për shkak tё formës sё formimit por edhe duke pasur komoditetin edhe me vendqëndrime e me leje qëndrime apo shtetësi në botën e jashtme, e kishin më të lehtë që të merreshin me politikën e shtetit tё ri. Madje Gёrvalla-Schwarz edhe pse kishte pasur fatin tё kishte kaluar tёrё jetёn e saj jashtё vendit dhe si fëmijë njё pjesë tё formimit dhe edukimit ta kishte marrё nё Shqipёri nё afërsinë e Enver Hoxhёs e një pjesë tjetër edhe nё Gjermani, dhe me kёtё duke i munguar ndjeshmёria e ndoshta edhe emocioni institucional shtetёrorё i Kosovёs, ishte mё e zëshmja duke arritur deri aty qё publikisht – madje duke u paraqitur si juriste – tё deklarohej për dëshmitë e saj në Hagë kundër krerëve tё UÇK, njëjtë sikur edhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, tё cilët karrierën e tyre vazhdonin ta ndërtonin me linçime dhe me ndjellje tё urrejtjes duke i paraqitur krerët e luftës e tё shtetit por edhe vet shtetin si kriminel dhe si dështim. Pjesërisht ishte po thuaj i njëjti narracion dhe e njëjta retorikë urrejtëse e përdorur nga Serbia dhe Rusia nё argumentimin e tyre kundër pavarësisë sё Kosovës.

Pra, qё nё fillim veprimet e tyre jepnin shenjat e politikajve populistё me tendencë autoritare sikur qё i definon edhe Steven Levitsky nё librin e tij “Si vdesin demokracitё”. Duke marrё shembull puqin e dështuar tё Hitlerit apo kryengritjen e dështuar ushtarake tё Hugo Chavézit sikur edhe kёmishat e zeza tё Musolinit tё angazhuar nё dhunë paramilitare,

Levitsky tregon se si pёr veprime tё tilla me tendencë tё ardhjes nё pushtet janë tё prirur shumë politikaj autoritarë.

Nёse shohim praktikat e ngritjes politike tё kryeministrit tё tanishëm, shohim qartë qё ai kishte plotësuar kriteret e identifikimit tё një autoritari: organizimi i gazit lotsjellës nё parlament, kërcënimet e një “ushtrie” tё idhtarёve tё tij, madje – sipas dёshmisё sё Ramush Haradinajt – tendenca e tij pёr tё u futur me dhunё nё qeveri, por edhe veprime tjera tё dhunshme, tregon pikёrisht ato shenja autoritare qё përshkruan Levitsky.
Pёr mё tepёr, nëse krahasojmë ngritjen politike tё personave tё lartpërmendur dhe bazohemi nё teorinë e autorit i cili nё mes tjerash konsideron qё “populistёt janë politikanë kundër establishmentit – figura tё cilat duke pretenduar se pёrfaqёsojnё “zërin e popullit”, bëjnë luftë kundër asaj qё ata e përshkruajnë si elitë tё korruptuar dhe konspirative” dhe kujtojmë qё nё retorikën politike tё tyre ishte pikërisht ky narracion, vërehet qartazi qё aktualisht ne kemi tё bëjmë me elitë politike autoritare dhe populiste. Duke përshkruar mënyrën e ngritjes politike tё autokratëve autori mё tutje vazhdon: “Populistёt priren tё mohojnë legjitimitetin e partive tё establishmentit duke i sulmuar ato si jodemokratike dhe madje jopatriotike. Ata u thonë votuesve se sistemi ekzistues nuk ёshtё me tё vёrtetё njё demokraci, por përkundrazi ёshtё rrëmbyer, korruptuar ose manipuluar nga elita. Dhe ata premtojnë për ta varrosur atё elitë dhe për tё i kthyer pushtetin “popullit”.

Po ta marrim kёtё teori si formulë dhe tё kthehemi vetëm pak nё kohë, dhe analizojmë retorikën politike tё tyre shohim qartazi një definim akterёsh politik populist dhe autoritarë. Nё retorikёn politike tё pothuaj tё gjithë akterёve politik tani nё pushtet nuk ka munguar nocioni “tradhtarё” pёr establishmentin. Ndërsa nocioni “hajni” ishte slogani me tё cilin ata fituan edhe zgjedhjet. Kjo retorikë kishte pёrcjellur ngritjen politike tё kryeministrit por edhe tё presidentes sё tanishme, njëjtë sikur edhe tё ministres sё jashtme por edhe tё eksponentëve tjerë. Ata, duke harruar kushtetutën, premtonin reforma dhe ndryshime ligjore qё nё fakt ishte një premtim populist, por qё njëkohësisht tregonte karakterin autoritar dhe autokrat tё tyre.

II

Por si i vërejmë ne qeverisjen tonë se kemi tё bëjmë me qeverisje populiste dhe autoritare? Edhe kёtё sjellje autori Levitsky e definon si vijon: “Autoritarët qё kërkojnë tё konsolidojnë pushtetin e tyre shpesh e reformojnë edhe kushtetutёn, sistemin zgjedhor dhe institucionet tjera nё mënyra qё dëmtojnë ose dobësojnë opozitën, duke anuar nё fakt fushën e lojës kundër rivalëve tё tyre” Sipas autorit “Këto reforma shpesh bëhen nën maskën e disa tё mirave publike, ndërsa nё realitet ato grumbullojnë kuvertën nё favor tё pushtetarëve. Dhe për shkak se ato përfshijnë ndryshime ligjore madje edhe kushtetuese, ato ndryshime mund tё u lejojnë autokratëve tё mbyllin këto avantazhe për vite, madje dekada.”

Bazuar nё kёtё, karakteri autoritar i kësaj elite qё sot udhëheqë me shtetin tonë tё ri ishte për tё u vërejtur qё nё natën e votimit tё qeveris dhe presidentes, kur qeveria ende e pa konsoliduar duke dëshiruar tё tregoj forcën politike, nё mënyrë arrogante tentonte ndryshimet ligjore për zgjedhjet. Madje nëse merret parasysh fakti i shkarkimit tё kryetares sё KQZ u pa tendenca e kapjes sё institucionit me përkrahje tё presidencës. Kjo njëkohësisht ishte edhe një mesazh qё tregonte qё presidenca nuk do tё ketë prioritet mbrojtjen e institucioneve.

Veprimet e mëtutjeshme populiste vazhduan edhe mё tej, duke u hedhur pluhur syve qytetarëve qё nё emër tё reformave, nё fakt tё arrihet kapja e institucioneve. Madje nё tё gjitha institucionet shtetërore vërehen degradimet individuale, profesionale, ato tё karrierës duke shkaktuar rrënim strukturor, defunksioalizim madje duke quar deri te humbja e qëllimit institucional. Tendenca e marrjes sё ligjit nё dorë nё mënyrë tё tillë arbitrare pa dyshim nё mënyrë eklatante rrezikon sistemin demokratik.

Sot institucionet tona ballafaqohen me tendencë “reformimi” (lexo: kapjeje) tё cilat fare nuk kanë tё bëjnë me reformimin por qartazi tregojnë qëllimin e kapjes sё institucioneve. Tё marrim si një shembull mё tё freskët rastin e MPJD. Vendosja nё mёnyrё jo ligjore e personave jo kompetent dhe pa kurrfarë meritokracie nё pozita kryqe, me tё drejtavendimmarrjeje dhe nënshkrimi, por duke injoruar dhe dëmtuar tej mase sistemin e institucionit, vetëm për tё ndryshuar strukturën e MPJD nё atё mënyrë qё tё mund tё krijohen favore për ndokënd por duke dëmtuar tё tjerët, tregon qartazi për autokracinë.

Ndryshimi i organigramit tё MPJD nё mënyrë klandestine, heqja e pozitave tё caktuara nё kundërshtim me ligjin nё fuqi tё Ministrisë sё Punëve tё Jashtme, vetëm pёr tё krijuar mundësinë e zëvendësimit dhe largimit tё personelit, ёshtё thjesht zbatim i asaj se si Levinsky e definon autokracinë dhe autoritarizmin. Përndjekja politike e diplomatëve tё karrierës nën petkun e ligjshmёrisё, por duke shkelur ligjin, ёshtё edhe një argument mё shumë për kapjen e institucionit. Madje kur kihet parasysh vendosja e personit tё jashtëligjshëm, si rasti i Sekretarit tё Pёrgjithshёm nё kёtё institucion, e qё ёshtё pёrgjegjёsi kryesor për tё mbrojtur ligjin brenda institucionit, flet hapur për kapje. Krejt kjo pastaj jep mundësinë e fshehjes sё shkeljeve sikur nё shumë raste brenda MPJD. Kapja e tillë pastaj jep mundësinë qё shkeljet ligjore, sikur nё rastin e fundit, tё arsyetohen me gënjeshtra dhe duke paraqitur si dobësi dhe nevojë për reformë. Pra, nё kёtё institucion vërehet qartazi autokracia nё zbatim.

E duke pasur një opozitë tё ballafaquar me arrogancën e numrave nё kuvend dhe për shkak tё kësaj me vështirësi për tё qenë e definueshme por edhe e dukshme, janë vetëm mediat ato qё qeverisё sё tanishme i bëjnë opozitë reale. Por edhe pse ekziston liria e shprehjes, eksponentë tё pushtetit vazhdojnë tё i atakojnë mediat deri aty, sa qё vërehet qartazi intoleranca e tyre. E autori Levitsky kёtё e sheh si një veçanti tё autokratëve bashkëkohorë me rrezikun e përdorimit tё fuqisë sё tyre për tё ndëshkuar mediat.

Këto janë vetëm disa shenja qё tregojnë qeverisjen autokrate pa u zgjeruar me mё shumë se vetëm me një shembull. Krejt kjo, sepse duke pasur parasysh qё nё tё gjitha institucionet ёshtё instaluar logjika autokrate, do duhej një libër i tёrё për përshkrim mё tё detajshёm. E autokracia sipas Levitskyt varet shumë nga ajo se sa populli votues mban vlera demokratike. Ai mendon qё “Nëse populli mban vlera demokratike, demokracia do të jetë e sigurtë. Nëse shtetasit janë të hapur ndaj apeleve autoritare, atëherë herët a vonë demokracia do të jetë në vështirësi.”. E tani neve si shoqëri na mbetet tё shohim se a do tё vazhdojmë qё edhe mё tutje si shumicë tё jemi tё hapur ndaj apeleve autoritare apo synojmë tё mbajmë vlera demokratike.

(Autori ёshtё doktor i Historisë Politike nga Universiteti i Vjenës, Magjistër i Filologjisë dhe Historisë nga Universiteti i Grazit dhe Salzburgut dhe ish diplomat i Kosovës)

Lajmet Proklamimi i ligjshmёrisё dhe reformёs, si maskё e kapjes, autoritarizmit dhe autokracisë >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Bekim Olluri

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!