Rizvanolli për marrëveshjen me MCC: Projekti i parë, blerja dhe instalimi i baterive me kapacitet të lartë

Rizvanolli flet për marrëveshja me MCC.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një konference për media ka folur në lidhje me marrëveshjen që është nënshkruar me MCC-në.

Ajo tha se me këtë marrëveshje të dyja vendet partnere janë zotuar të përmirësojnë të tashmen dhe të ardhmen energjetike të Kosovës.

“Sektori i energjisë në Kosovë ka qenë në nevojë urgjente për investime për vite me radhë, Qeveria e Kosovës dhe MCC kanë identifikuar mungesën e furnizimit të besueshëm me energji elektrike si pengesë kryesore për zhvillim ekonomik të Kosovës. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje të dyja vendet partnere janë zotuar të përmirësojnë të tashmen dhe të ardhmen energjetike të Kosovës, duke stabilizuar furnizimin me energji elektrike dhe përshpejtuar tranzicionin e saj drejt karbonizimit të energjisë”.

“Diversifikimi i burimeve të energjisë dhe decentralizimi i rrjetit me prodhues kërkon që të kemi kapacitete për të menaxhuar me përfshirjen e burimeve të ripërtëritshme në rrjet, duke maksimizuar shfrytëzimin e secilit kapacitet që ndërtohet, ndërsa pavarësia energjetike nuk përfshin vetëm kapacitetet e reja të gjenerimit, por edhe stabilitet të rrjetit energjetik të pavarur”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo u shpreh se projekti i parë në këtë program është blerja dhe instalimi i baterive me kapacitet të lartë, përcjell Klankosova.tv.

“Projekti i parë në këtë program konsiston në blerjen dhe instalimin e baterive me kapacitet të lartë, këto bateri shërbejnë si rezerva të energjisë, të cilat do të përdoren për stabilizimin e frekuencës së luhatshme të rrymës, si pasojë e disbalancit të furnizimit dhe të konsumit”, u shpreh ajo.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!