Situata në veri: Policia e Kosovës njofton se janë mbyllur pikat e kalimit në Jarinje dhe Bernjak

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë mbyllur pikat kufitare në Jarinje dhe Bernjak, për shkak të bllokimit të rrugëve dhe ka bërë thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare.

Serbët në veri kanë bllokuar disa rrugë disa orë para fillimit të masave të reciprocitetit me dokumente. KFOR-i ka dalë në terren për të vëzhguar situatën ndërsa në komunat në veri është ndezur një alarm që bën thirrje për mbledhje të qytetarëve.

Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës për mbylljen e pikave kufitare:

Informacion zyrtar

31 korrik 2022,

Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak.

Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!