Zelensky urdhëron evakuimin e banorëve nga Donjecku

Zelensky urdhëron evakuimin e banorëve nga Donjecku

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se Qeveria ka vendosur që të urdhërojë evakuim të detyrueshëm të banorëve nga rajoni i Donjeckut, që është skenë e luftimeve intensive me forcat pushtuese ruse.

Gjatë një adresimi në orët e vona të 30 korrikut, Zelensky tha se qindra-mijëra njerëz ende janë në zonat e luftës në rajonin e Donbasit dhe se ata duhet të largohet.

“Sa më shumë njerëz që të largohen tani nga Donjecku, aq më pak njerëz do të ketë kohë ushtria ruse që të vrasë”, tha ai, duke shtuar se banorët që do të evakuohen do të kompensohen.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk citohet të ketë thënë se evakuimi duhet të ndodhë para se të nisë stina e dimrit, pasi që furnizimet me gaz natyror në këtë rajon janë shkatërruar.

Zelensky tha se qindra-mijëra persona vazhdojnë të jetojnë në zona të Donbasit ku po zhvillohen luftime të ashpra.

“Shumica po refuzojnë të largohen, por kjo gjë duhet të ndodhë”, tha ai.

Rusia nisi pushimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Pas dështoi që ta marrë kontrollin e Kievit, Moska përqendroi ofensivën e saj në rajonin e Donbasit, që përbëhet nga Donjecku dhe Luhansku. Përveç në këtë rajon, luftime të ashpra po zhvillohen edhe në jug të Ukrainës, përkatësisht në rajonin e Hersonit./REL

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!