Ambasadori Hovenier pas takimit: Implementimi i vendimit për dokumentet të shtyhet për 30 ditë

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se ka kërkuar prej tyre që vendimi për dokumentet të shtyhet për 30 ditë.

Sipas asaj që tha në konferencë, Hovenier tha se kjo është kërkesë e qeverisë së SHBA-ve dhe nuk do të thotë që kjo të mos zbatohet.

“Për t’iu thënë që duhet të shtyhet vendimi për 30 ditë reciprociteti, kjo është e rëndësishme sepse ka keqkuptime dhe dezinformata sa i përket këtij vendimi. Ne shpresojmë që do të mund të punojmë me qeverinë për të qenë të sigurt që vendimi të kuptohet. Nuk po themi që kjo të mos bëhet”, tha Hovenier.

Ai po ashtu ka dënuar veprimet e grupeve serbe në veri të Kosovës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!