Futbollistet e Anglisë fitojnë titullin e Evropës

Futbollistet e Anglisë janë shpallur kampione të Evropës.

Anglia të dielën mbrëma në Wembley në prani të mbi 87 mijë shikuesve, mposhti Gjermaninë pas lojës shtesë me rezultatin 2:1.

Rezervistja Chloe Kelly në minutën e 110-të realizoi golin e fitores për Anglinë.

Për futbollistet e Anglisë është titulli i parë i madh.

Fillimisht Ella Toone kishte realizuar për epërsinë 1:0 të Anglisë në minutën e 62-të, para se për Gjermaninë të barazonte Lina Magull në minutën e 79-të.

Ndeshja shkoi në shtesa, ndërsa Anglia në shtesë realizoi golin e fitores me anë të Kellyt. /Rahoveci info/

Lajmet Futbollistet e Anglisë fitojnë titullin e Evropës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!