Tensionet në veri, mblidhen Osmani, Kurti, Konjufca, Gërvalla e Sveçla

Mblidhen Osmani, Kurti, Konjufca, Gërvalla e Sveçla, thonë se po koordionohen për zhvillimet në Veri

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë mbledhur në një takim.

Siç njofton Presidenca, takimi u zhvillua “më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend”.

“Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë”, njoftoi Presidenca.

“Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Presidenca thotë se “do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjikë”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!