Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit


Në Shqipëri janë shënuar tri viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 278 raste të reja pozitive.
Rastet pozitive janë nga testimi i 645 mostrave.
Dy viktima janë nga Tirana të moshave 66 dhe 75 vjeç, ndërsa një në Fier e moshës 80-vjeçare.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 312.375 raste me koronavirus, ndërsa prej tyre 3548 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 301.288, ndërsa janë 7539 raste aktive.