Dyshohet se keqpërdori pozitën, largohet nga puna zyrtari doganor

Dogana e Kosovës ka marrë vendim për largim nga puna të zyrtarit doganor, kundër të cilit ekziston dyshimi i bazuar për “Keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar”.

Dogana ka njoftuar se provat e administruara lidhur me rastin, i cili ka ndodhur në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, janë të qarta për të vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të Kodit të Etikës e të cilat janë të papranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar të mos lejojë asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët tanë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes joetike të zyrtarëve doganorë në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime të tjera, që synojmë t’i zgjerojmë në të ardhmen, me qëllim të shërbimit të qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!