Ministrja e Drejtësisë: Gjykata Komerciale u funksionalizua, u tha se s’mund të bëhej edhe 5 vjet

Haxhiu: Gjykata Komerciale u funksionalizua, u tha se s’mund të bëhej edhe 5 vjet.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë që Gjykata Komerciale u funksionalizua, edhe pse aludohej se nuk do të ndodhte një gjë e tillë edhe për 5 vjet të tjera.

“Në korrik të vitit të kaluar, Qeveria procedoi në Kuvend, ligjin që themelonte Gjykatën Komerciale. Edhe përkundër zotimeve tona për funksionalizim të shpejtë të saj, në debate televizive gjithandej, thuhej se Gjykata Komerciale nuk mund të funksionalizohet para 5 viteve! Gjykata Komerciale filloi punën shumë pak muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit”, ka thënë Haxhiu përmes një statusi në Facebook.

Tutje Haxhiu e ka falënderuar Kuvendin për mbështetjen si dhe “Këshillin Gjyqësor për bashkëpunimin dhe angazhimin për funksionalizim të Gjykatës Komerciale”.

“Punë të mbarë gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, uroj ta kryejnë punën me nderë dhe përkushtim dhe vetëm në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin”, tha ajo.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!