MPB-ja jep detaje për ndaljen e auto-ambulancës me barna të kontrabanduara në veri

Ndalja e auto-ambulancës me barna të kontrabanduara në veri, reagon edhe MPB-ja.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka reaguar pasi sot në fshatin Rudare të Zveçanit, Policia ka ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna.

Përmes një komunikate për media të MPB-së thuhet se njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë.

Sipas tyre, drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicinale, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore.

MPJ-ja njoftoi se të gjitha këto barna ilegale të sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se lufta ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës do të jetë e pa kompromis dhe do të vazhdojë të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori i së ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq, i cili tha se e ka lajmëruar emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakun, për atë që ai e quan “skandal”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!