OVL e UÇK-së i përgjigjet Kurtit, ka tri kushte që të bëhet verifikimi i veteranëve

Kryetari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka publikuar letrën me përgjigje, të cilën ia ka kthyer kryeministrit Albin Kurti.

Në përgjigjen e Klinakut thuhet se propozimi i Kurtit për hartimin e një ligji të ri, i cili nis me verifikimin e veteranëve, konsiderohet si ndërhyrje në procesin gjyqësor, ata kanë vendosur tri kushte në mënyrë që të pranojnë verifikimin e veteranëve.

Mes kërkesave të tyre, OVL e UÇK-së ka kërkuar që procesi të kthehet në zero, ose të bëhet një proces i ri aplikimi.

“Ligji i ri për proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare mund të bëhet, por konsiderojmë se së pari duhet të plotësohen disa kushte:

Duhet që aplikacionet ose dosjet e kategorive të luftës së UÇK-së të merren nga prokuroria, sepse aty janë të dhënat e plota për secilin dhe vetëm në bazë të tyre bëhet kjo;

Duhet që nga gjykata të shpallet procesi i vlerësimit e verifikimi i pavlefshëm, ose të kthehet në pikën zero;

Duhet që të krijohet komision i ri qeveritar, i cili me komandantët apo zinxhirin komandues të UÇK-së, si dhe përgjegjësit e të gjitha njësive do ta bënin këtë vlerësim dhe verifikim, por pse jo nëse është e nevojshme të bëhet proces i ri aplikimi”, thuhet në letrën e OVL UÇK-së.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!